Banorët e Bërxullës në shtyllat e tensionit, kërcënojnë se do hidhen. E çuditshme mbetet se PD e Berishës hesht!
Banorët e Bërxullës kanë javë që po reagojnë me të gjitha e formës së protestës, por askush nuk po i mbështet. As PD e Berishës, e cila reagon dhe del në konferenca shtypi për çdo gjë.
Këtë të dielë, banorët e Bërxullës dolën sërish në protestë kundër Ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe firmës Gener 2 që po i shpronësojnë pa të drejtë, sipas tyre, për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.
Ata e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit tashmë duke kërkuar drejtësi në dyert e institucioneve.
Sot e përshkallëzuan atë deri në kërcënime për vetësakrifikim. Dy prej banorëve ndodhen sipër shtyllës së tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen.
Banorët ankohen se po u rrembejnë pronat e tyre, ndërkohë që as PD, por edhe PL e Ilir Metës nuk thonë një fjalë.