Barazimi historik me Ajaksin, Presidenti Meta nderon “17 Nëntorin”

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar sot një ceremoni në ambientet e presidencës, për të përkujtuar dhe nderuar ekipin “17 Nëntori”, që arriti një rezultat historik më 16 shtator të vitit 1970 në Tiranë kundër ekipit të Ajaksit të Holandës.

Të pranishëm në këtë ceremoni jubilare, kanë qenë futbollistët e ekipit aktual të Tiranës, figura të njohura të sportit shqiptar dhe historisë së klubit bardheblu.

Në 16 shtator 1970 skuadra kampione e Shqipërisë në atë kohë “17 Nëntori” priti në shtëpi kampionët e Holandës, Ajaksin, për Ligën e Kampionëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfidën e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”, i mbushur nga mijëra tifozë, skuadra e drejtuar në atë kohë nga Lym Alla dhe në formacion emra si Zhega, Hyka, Çeço, Mema, Kasmi etj, morën një barazim historik Ajaksit të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy gola të Suurbier në minutën e 19` dhe të 58` i japin avantazhin Ajaksit të Nekens me shokë, por brohorimat e tifozëve u japin zemër futbollistëve të Tiranës (17 Nëntorit) në atë kohë, të cilët me dy gola të Kazanxhi e Çeços, përkatësisht në minutën e 60` dhe të 85`, i marin një barazim historik Ajaksit.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/850421791748411/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?