Barazimi me Kroacinë, Rama: Quhet krenari. Një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi

Barazimi në frymë të fundit që bëri ekipi kuqezi kundër Kroacisë në Hamburg për ”EURO 2024”, për kryeministrin Edi Rama është një krenari. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se në fushë ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi. Kryeministri Rama motivon futbollistët e kombëtares, për të bërë më të mirën deri në fund.

Postimi i plotë

KJO QUHET KRENARI.

Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.

SHKARKO APP