Bardhi e Noka përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet hetimore.

Por duket se vendimi i Sekretariatit të Etikës nuk ka prekur vetëm këta dy deputetë, por edhe Bledion Nallbatin dhe Asllan Dogjanin. Këta të fundit janë përjashtuar me 5 ditë.

Dje deputetët Noka, Bardhi dhe të tjerë, krijuan tensione në mbledhjen e Komisionit të Medias. Teksa debatuan ashpër me Açkën, ata i morën me forcë asaj dhe mikrofonin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?