Bardhi i përgjigjet Bashës: Asnjë zyrtar apo politikan i dënuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia
Gazment Bardhi u është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës se nga amnistia do të përfitojnë të korruptuarit e dënuar nga GJKKO. Me ironi, Bardhi tha se është lajm i mirë që Basha ishte zgjuar në orën 08:00.
“Lajmi i mirë është që Basha ishte zgjuar që në orën 8. Sot është një ditë e rëndësishme për Kuvendin, se kryeministri do duhej të ishte për të dhënë llogari për dosjen Xibraka por ka vendosur të dhunojë kushtetutën. Sa i takon amnistisë, në rastin konkret grupi i PD është kujdesur që drafti që votohet këtë vit për amnistinë të jetë i njëjtë me draftet e mëparshme edhe kur votohej nga Basha, me dy tre dallime që kemi prezantuar. Asnjë anëtar i krimit nuk përfiton amnisti nga drafti, ndryshe nga sa ka ndodhur në vitin 2014, ku me votë të Bashës ka patur amnisti për anëtarët e krimit të organizuar. Asnjë zyrtar i dënuar nga GJKKO nuk përfiton amnisti, së treti ndryshe nga sa është vepruar nga të gjithë herët e tjera, janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve të opozitës e shoqërisë civile që përfitojnë. Dua të theksoj se nuk ka asnjë zyrtar i korruptuar. Asnjë politikan nuk përfiton, asnjë zyrtar i lartë i korruptuar”, ka thënë Bardhi para nisjes së seancës.
KOHA JONË SONDAZH

