Bardhi me invalidin e braktisur: Prioriteti ynë nuk do të jenë 10 vetë, por 3 milionë shqiptarë

Ilirian Leka është invalid dhe është i pamundur prej vitit 1988 prej dëmtimit të shtyllës kurrizore. Jeton në lagjen 28 Nëntori në Elbasan me 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Qeveria i ka hequr pagesën e kujdestarisë që e merrte i vëllai, sepse ai e ndihmon dhe i shërben. Iliriani ende nuk e di dhe askush nuk ia ka sqaruar pse ka ndodhur kjo.

Drejtuesi Politik për Elbasanin, gjatë një bisede me Iliranin, ndan me të shqetësimet dhe i tregon për planin që ka PD për personat me aftësi ndryshe.

“Ky është një nga ato raste që dëshmon të kundërtën e asaj që dëgjojmë prej 8 vitesh nga propaganda e qeverisë. Ja çfarë ndodh, ua heqin paratë ju dhe ua japin 10 vetëve”, shprehet Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shton se programi i PD adreson këto problematike dhe parashikon rritjen e mbështetjen për invalidët dhe kujdestarinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo do të ndryshojë pas 25 prillit. Ne nuk do kemi prioritet 10 vetë që marrin gjithë paratë e shtetit, por do kemi prioritet 3 milionë shqiptarët”, pohoi Bardhi.

Bardhi theksoi se paratë janë dhe pyetja se ku do i marrin për të rritur pensiohet apo pagesat për njerëzit në nevojë, është shumë e thjeshtë. “Do t’ua marrim atyre 10 vetëve që kanë gjithë buxhetin”.

Drejtuesi politik thotë se me 25 prill ka ardhur koha për të ndryshuar krejt modelin politik.

“Pas 4 viteve, ne do të japim llogari, do të përgjigjemi për realizimin e programit. Kush nuk mban premtimet, të mos votohet”, deklaroi Bardhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?