Bardhi mobilizon deputetët: Nesër në Kuvend do paraqesim faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit

Pas një pauze të gjatë, nesër rikthehen në punë deputetët. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka shpërndarë një mesazh për deputetët në prag të seancës së nesërme plenare në Kuvend.

Bardhi ka nënvizuar rëndësinë e kësaj seance, duke e konsideruar një moment për të denoncuar atë që ai e quan ‘farsa elektorale e 11 Majit’.

”Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes”,-shkruan Bardhi në mesazhin drejtuar kolegëve të tij në grupin parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?