Bardhi pret Ambasadorin e Spanjës: Në themel të integrimit duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi priti sot në selinë blu Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Grabriel Cremandes.

Bardhi ndau detaje nga takimi me diplomatin spanioll, ku theksoi se në themel të procesit të integrimit duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor

“Kënaqësi takimi me Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, ku bashkërisht vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit edhe më të ngushtë në disa fusha”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E falenderova Ambasadorin për mbështetjen që Spanja i jep vendit tonë në rrugën e antarësimit në Bashkimin Europian, por theksova shqetësimin e opozitës se në themel të këtij procesi duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i standardeve demokratike të qeverisjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rikonfirmova mbështetjen për qëndrimin publik të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian z. McAllister se “çështja Balluku përbën një test kritik për Shqipërinë në respektimin e reformës në drejtësi dhe në seriozitetin e luftës kundër korrupsionit.””, shkruan Bardhi.

“Partia Demokratike dhe opozita janë të gatshme të bëjnë gjithçka që Shqipëria të ketë institucione që funksionojnë sipas ligjit dhe zgjedhje të lira e të ndershme, që garantojnë rotacion politik përmes votës së qytetarëve”, mbyll postimin e tij Bardhi.

/a.f/ ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?