Bardhi rikthen Berishën në grupin parlamentar të PD-së

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi në nisje të seancës së sotme plenare se grupi parlamentar i PD ka votuar në mbledhjen e datës 3 prill, revokimin e të gjitha masave disiplinore të ndërmarra ndaj deputetëve demokratë gjatë kësaj legjislature. Kjo do te thotë që nga sot Sali Berisha kthehet në grupin parlamentar të PD.

Kërkesa për shtimin në grupin parlamentar të PD, të deputetëve të përjashtuar është dërguar nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi.

“Ju njoftoj se grupi parlamentar i Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 3 prill 2024 kanë vendosur revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature”, tha Nikolla.

SHKARKO APP