Bardhi shpërndan mesazhin e ambasadorit të BE: Beteja me mafian duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shpërndau një postim të ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca, në 28 vjetorin e vrasjes së Paolo Borsellinos nga mafia, duke dhënë mesazhin e fortë se Shqipëria ka nevojë jetike për të shkëputur lidhjet e pushtetit me mafian.

“Fatkeqësisht, fjalët e Borsellinos janë akoma të vërteta për vendin tonë. Beteja me mafian duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për qytetarët e ndershëm. Raporti i Antimafias Italiane, këmbanë alarmi për nevojën që ka Shqipëria për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin.”

Fjalët e gjykatësit Paolo Borsellino për luftën kundër mafias, të shpërndara nga ambasadori Soreca:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lufta kundër mafias, që është problemi i parë për t’u zgjidhur në vendin tonë fatkeq dhe të bukur, duhet të jetë jo vetëm një aksion shtypës i ftohtë, por një lëvizje morale dhe kulturore, që përfshin këdo, veçanërisht, brezin e ri, më i përshtatshmi për të ndjerë shijen e freskët të lirisë, që vjen nga fshirja e baltës së kompromisit moral, indiferencës, të afërsisë dhetë bashkëpunimit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?