Bardhi vizitë në DASH, pasi Trump mori Presidencën: Zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi po zhvillon takime zyrtare në Amerikë, ku është takuar me zv/ndihmës sekretarin e shtetit, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof gjatë vizitës në Departamentin Amerikan të Shtetit. Bardhi shkruan se Shqipëria si vend i NATO-s duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.
“Në Departamentin Amerikan të Shtetit. Gjatë vizitës në Ëashigton DC, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”.
Kjo është vizita e parë e një delegacioni shqiptar në Departamentin e Shtetit pas ndryshimeve në qeverisjen në SHBA dhe ardhjes në krye të Presidencës të Donald Tramp dhe në DASH të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.