Barometri, kriza e çmimeve varfëron shqiptarët

Barometri konfirmon përkeqësimin e gjendjes ekonomike të familjeve për shkak të rritjes së çmimeve edhe në dy muajt e fundit. 53.4% e shqiptarëve tregojnë se situata ekonomike në familjet e tyre në muajin nëntor 2022 është përkeqësuar. 39.2% e tyre janë neutral dhe vetëm 7.4% e tyre kanë gjendje më të mirë ekonomike.

Situata vetëm është përkeqësuar krahasuar me muajin shtator, kur 51% e shqiptarëve janë shprehur se ekonomia e tyre familjare është përkeqësuar në muajin shtatorë 2022, pra 2.4% më pak se në muajin tetor. Ndërkohë që për muaj shtator 36% kanë qenë neutral, 3.2% më pak se në tetor dhe 12.8% janë shprehur se gjendja e tyre ekonomike është më e mirë, 5,4% më shumë se në tetor.

Krahasuar me një vit më parë, 63% e shqiptarëve kanë treguar se situata ekonomike në familjet e tyre është më e keqe. 35.8% janë shprehur se situata ekonomike në familjet e tyre krahasuar me një vit më parë është neutrale dhe vetëm 1.2% kanë një gjendje më të mirë ekonomike se një vit më parë.

Rritja e çmimeve nuk ka prekur vetëm shtresat e varfër. Nga ata që janë shprehur se situata e tyre ekonomike është me e keqe se një vit më parë, 78.9% e tyre janë me të ardhura të ulëta, 70.8% janë me të ardhura mesatare, 51.8% me të ardhura mesatarisht të larta dhe 45.5% janë me të ardhura të larta. Më të prekur nga rritja e çmimeve janë zonat rurale, me 68.2% ndërsa mbrapa nuk mbeten as zonat urbane me 9.3% më pak, përkatësisht 58.9%. /Euronews Albania/

SHKARKO APP