Basha: 18 qershori u asgjësua si datë ligjore për zgjedhje
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se është asgjësuar 18 qershori, si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.
Lulzim Basha: U asgjësua 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë. Dy partitë duke mos dorëzuar listat e tyre shumëemërore e kanë asgjësuar ligjërisht.
Me këtë akt dhe sipas kodit zgjedhor në këtë moment është asgjësuar 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.
Jo zbatimi i ligjit por shkelja e tij ka qenë tipari i kësaj qverisjeje. Tellalli do dalë sot me lloj lloj justifikimesh e intepretimesh se data ishte sot e jo dje.
Fakti është se data ka skaduar fakti është se këta nuk duan tia dinë as për ligj as për afate.
Duke i kthyer përgjigje Presidentit të sapozgjedhur, Ilir Meta, Basha thotë se me zgjedhjen e tij President u firmos edhe akti i fundit i republikës së vjetër.
Duke iu përgjigjur ftesës së tij për të marrë pjesë në zgjedhje, kryedemokrati thekson:
Lulzim Basha: “Dy janë mundësitë që republika e vjetër të vazhdojë avazin me një ftesë ndaj opozitës PD dhe meje, presioni ndaj nesh ka një qëllim që të bëhemi pjesë e këtij pazari të fëlliqur.
Alibi dhe perde për një proces të paracaktuar. Ne i kemi thënë jo dhe vazhdojmë t’i them jo”
Fjala e Bashës:
Mbrëmë në mesnatë ka skaduar edhe afati i fundit i kodit zgjedhor për regjistrimin e listave zgjedhore të kandidatëve për deputetë
Bëhet fjalë për partitë e pushtetit partinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës
Deri tani asnjë prej tyre nuk ka dorëzuar listën emërore të kandidatëve
Me këtë kat dhe sipas Kodit Zgjedhor të Republikës është asgjësuar 18 qershori si nj datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.
Atë që ky bashkim dhe kjo lëvizje ka asgjësuar përmes lëvizjes paqësore
Ky bashkim duke mos dorëzuar listat shumëemërore e kanë asgjësuar edhe ligjërisht
Natyrisht në këto 4 vite shkelja e ligjit ka qenë tipari i kësaj qeverisjeje dhe tellalli do të dalë sot me lloj, lloj justifikimesh se data ishte dje dhe jo sot.
Nuk kam ndërmend ta ndjek këtë shfaqje të shëmtuar. Fakti është se këta nuk dua t’ia dinë as për kod zgjedhor as për Kushtetutë ndaj është në dorën tonë për të vazhduar së bashku.
Ftesa ndaj opozitës PD-së dhe meje personalisht dhe presioni ndaj nesh ka një qëllim: që të bëhemi pjesë e këtij pazari të fëlliqur për nj proces zgjedhor të paracaktuar nga krimi dhe droga
Ne i kemi thënë jo. Unë i kam thënë jo dhe do ti themi jo deri në fund.
KOHA JONË SONDAZH

