FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha 50 minuta kokë më kokë me Nishanin pas ikjes së Ramës, ja ç’bëri kur doli

50 minuta kokë më kokë me presidentin Bujar Nishani. Ishte ora 14:00 kur kreu i demokratëve Lulzim Basha doli i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka nga zyra e Nishanit.

Ai ka zhvilluar bisedime me kreun e shtetit edhe vetëm për vetëm, pas ikjes së kryeministrit Rama dhe Gramoz Rucit.

Nuk dihet përse është bërë kjo zgjedhje, por burimet nga takimi thanë për Panorama se negociatat kanë dështuar në këtë tryezë të thirrur nga Nishani dhe se janë dy pika ato që ndajnë palët. Çështja e kryeministrit dhe datës së zgjedhjeve janë dy cështjet që nuk kanë arritur të bashkojnë qëndrimet e opozitës dhe mazhorancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha ka përshëndetur me dorë para se të futej në makinën e tij që e priste në oborrin e Presidencës dhe u duk i qeshur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?