Basha: Agjencia prestigjioze Fitch e liston Shqipërinë si vend të rrezikshëm për të investuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook, deklaron se sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019, Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. ”Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie”.

Postimi i plotë

Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.

http://www.fitchsolutions.com/…/index-signals-political-leg…

SHKARKO APP