Basha: Avionët e drogës nën pushtetin Rama-Meta, mbikqyrës polici i Rilindjes
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat reagoi sot rreth lajmit të goditjes së një bande narko-trafikantësh, pas një operacioni të përbashkët të policisë shqiptare dhe asaj italiane.
Ai tha se “avioni me drogë që u zbulua nga autoritetet italiane, zbuloi dhe krimin e veshur me pushtet”.
“Avionët e drogës kanë pushtuar qiellin, qëkur në krye të vendit është dyshja Rama-Meta.
“ Avioni me drogë që u zbulua nga autoritetet italiane, zbuloi edhe krimin e veshur me pushtet. Në krye të bandës ishte shefi i Burimeve Njerëzore të Policisë së Vlorës, i cili u ripunësua me Rilindjen, pasi ishte hequr në vitin 2007”, – tha kreu i PD-së.
“Qeveria është në luftë me qytetarët dhe biznesin, jo me krimin”, shtoi Basha.
Avioni me drogë drejtohej nga 32 vjeçari Vilson Lamaj. Sipas policisë ai u ngarkua me kanabis në fshatin Sevaster të Vlorës dhe u ndalua nga policia, sapo u ul në Brindizi. Piloti Vilson Lamaj dhe 13 bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, të gjithë shqiptarë.
KOHA JONË SONDAZH

