FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Bilbili i monologut thotë se zgjedhjet me krimin janë patriotizëm

Akuzave të kryeministrit se Partia Demokratike po shndërrohet në anti-evropiane, kreu i opozitës, Lulzim Basha iu përgjigj pak minutu më vonë nga çadra e protestës, duke theksuar se të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është as anti-kombëtare dhe as anti-evropiane.

Basha: Çdo të diel në vetminë e tij këndon bilbili i monologut. Bilbili i monologut këndon sot se të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme qenka antipatriotike, antievropiane. Bilbili i monologut thotë se të bësh zgjedhje me krimin, me drogën, zgjedhje fasadë qenka patriotizëm. Bilbili i monologut ka nevojë për ilaçe, shumë, shumë ilaçe. Por, Republika e Re do t’ia sigurojë këto ilaçe falas.

Ndoshta do të jenë të pamjaftueshme për të shlyer shijen e hidhur të njeriut që në orët e fundit të karriges kryeministrore nuk ka shpresë tjetër vetëm se t’i fryjë përçarjes, t’i fryjë paranojës së tmerrshme dhe të papranueshme nga shqiptarë të mençur dhe patriotë se të ndalësh demokracinë, të pushtosh demokracinë me krim, drogë dhe oligarkë qenka patriotike dhe evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme qenka antipatriotike. Kjo është ora e fundit e marrëzisë të atij që mendoi se do të kthehej në sundues të përhershëm të shqiptarëve duke zaptuar dhe pushtuar të drejtën për votë të lirë. Nga ky shesh i lirisë le t’i themi; se anti-kombëtare, antievropiane, antiamerikane është projekti i kapjes së zgjedhjeve në aleancë me krimin dhe oligarkët që janë aleatët e vetëm të pushtetit të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarët e thjeshtë, të vërtetë, të djathtë dhe të majtë, myslimanë dhe të krishterë janë bashkuar këtu në këtë shesh, sepse nuk ka europianizëm më të madh për vlerat e Evropës dhe Amerikës se sa të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo betejë luftohet për Shqipërinë dhe për Evropën.

/Ora News.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?