Basha citon eurodeputetin McAllister: Dritë jeshile të kushtëzuar për Shqipërinë
Përmes një postimi në facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka cituar eurodeputetin McAllister, ku thotë se për Shqipërinë ka dritë jeshile të kushtëzuar për çeljen e negociatave me BE-në. Nga ana tjetër, Basha tha se 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.
Postimi i plotë
Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë. Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE. Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve.