Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha del në krah të Berishës? Kadilli: Atëherë PD del në konflikt me DASH

Politikë E enjte, 5 Gusht 2021 20:33
Basha del në krah të Berishës? Kadilli: Atëherë PD del në konflikt me DASH
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli thotë se nëse Lulzim Basha del në krah të Sali Berishës, kur thirrjet e Ambasadës Amerikane janë që ai të jetë jashtë Kuvendit, atëherë për të kryetari i PD-së do të jetë në konflikt me Departamentin Amerikan të Shtetit. ”Nuk mbahen dy kunguj në një sqetull. Berisha sot deklaroi që Basha është me atë. Basha vijon të heshtë. Në rast se heshtja e Bashës është aprovim atëhere mund të themi se për herë të parë në 30 vjet, që nga dita e themelimit të saj PD është zyrtarisht në konflikt të hapur me Departamentin e Shtetit. Ky është një problem shumë serioz, më shumë për të tashmen dhe sidomos për të ardhmen e PD-së, sesa të Departamentit të Shtetit”,-shkruan Kadilli në një shkrim të publikuar në facebook.

Postimi i plotë

Kemi kryetar, por jo Lider

Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme. Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar të bëjnë idetë politike që shpall. Të bëjnë kauzat. Të bëjnë fitoret dhe humbjet. Të bëjnë kurajo dhe realizmi për të parë pa ngurim të vërtetën. Kryetar të bëjnë betejat, të bëjnë shokët që zgjedh. Të bën aftesia për të ndërtuar partneritet me bashkëpunëtorët, me qytetarët, me aleatët, me faktorët e ndryshëm. Të bën emri që krijon si imazh, si ikonë, si perceptim publik. Të bën karakteri i mirë a i keq qoftë. Dhe lista vazhdon… gjithkush mund të shtojë edhe imtësi të tjera jo shumë të dukshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por për ne të PD renditja e tyre është e kotë. Ne në PD kemi kryetar që ka vetëm letrën e komisionit, ka vulën dhe zyrën dhe gjëndjen mendore që t’i bëjë të paqena gjithë këto tipare që renditim. Nuk do lodhesha t’i renditja, por besoj se vetëm kjo listë shërben si pasqyra ku kryetari në vend të portretit të tij, sheh vetëm avull. Në krizën më të rëndë në raportin e PD me partnerin strategjik të Shqipërisë, kryetari fshihet! Mungon! Nuk është! Nuk flet! Fshihet si miu prapa poçes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Situatë perfekte për atë që s’do të bëjë asgje. S’do të bëj as kryetarin! Ja le Berishës ta shpallë qëndrimin. Prandaj njerëzit nuk e besojnë për kryetar. Nuk flet kur flet kryetari. Flet ai tjetri, ose të tjerë në vend të tij. Prandaj nuk krijon dot besim. Prandaj populli nuk e sheh si lider. As vetë partia nuk e konsideron të tillë. Kot shpenzon për kompani fushatash dhe lobimesh. Heshtja e Bashës në këtë moment dramatik kur kemi një konflikt të hapur mes Departamentit të Shtetit dhe Berishës nuk i jep lidership demokratit të thjeshtë.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Berisha është në të drejtën e vet të mbrohet. Do të mbrojë veten, familjen dhe historinë. Por kryetari duhet të flasë në emër të partisë. Të mbrojë partinë. Të mbajë qëndrim parimor në emër të partisë. Vetja, familja dhe historia e kryetarit është partia. Partia pret që ai ti dalë zot. Ai hesht! Nxjerr diku hijen, jo kokën. Na shërben një editorial pa emër nga një portal. Përpiqet të ndërtojë një linjë politike si tel pelivani. Do ta mbajë mirë edhe me amerikanët, edhe me Berishën.

Nuk mbahen dy kunguj në një sqetull. Berisha sot deklaroi që Basha është me atë. Basha vijon të heshtë. Në rast se heshtja e Bashës është aprovim atëhere mund të themi se për herë të parë në 30 vjet, që nga dita e themelimit të saj PD është zyrtarisht në konflikt të hapur me Departamentin e Shtetit. Ky është një problem shumë serioz, më shumë për të tashmen dhe sidomos për të ardhmen e PD-së, se sa të Departamentit të Shtetit.

Nuk dihet nëse Basha tashmë me shpatulla pas murit do e thyejë heshtjen. Ai gjithnjë kërkon ti nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve. Por sot Berisha foli dhe tha se nuk lëviz as nga PD as nga e tija. A pi më ujë që Basha t’i thotë Berishës se “ja, janë disa që po rrisin presionin nga brenda”? Në rast se do të jetë përfundimisht i detyruar të ndahet formalisht nga Berisha, kjo nuk mund të bëhet me taktikën e tij të zakonshme që nxit të tjerë të flasin, ose u jep zemër pasi kanë folur. Heshtja e gjatë e Bashës nuk është pjekuri, maturi, kujdes për PD e hutuar, por është frikë dhe pazotësi për të udhëhequr.

Po pse e do atë karrike? Pse do që të jetë kryetar, kur nuk i del zot partisë në situatën më të vështirë? Pse e do karriken kur nuk ka asnjë vullnet për të ngritur një opozitë të re? Kur nuk ka as idenë më të vagullt se si duhet të jetë një opozitë e re? Basha, përkundrazi fërkon vulën dhe pret që të kalojnë edhe këto probleme. Por problemet që ka sot PD nuk kalojnë dot lehtë. Ne kemi probleme me demokracinë, me rininë dhe gruan shqiptare dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na duhet një Lider që nuk shpreson t’i varrosë këto probleme por që t’i zgjidhë këto probleme. Sot për sot kemi një kryetar, por nuk kemi lider

Etiketat e lidhura

Fatbardh Kadilli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 19 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.