FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Dialog dhe monolog shterpë nga Rama nuk pranojmë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se nuk do të pranonte asnjë dialog dhe asnjë monolog me Kryeministrin Edi Rama. Në fjalimin e mbajtur në Çadrën e PD, Basha u shpreh se kriza politike zgjidhjet vetëm me largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

Gjatë fjalës së tij, Basha akuzoi qeverinë “Rama” se po bën lobigje të ndyra në Uashington me paratë e naftës shqiptare.

“Lobistët e paguar në Uashington po paguhen me paratë e naftës, dhe nuk duan tja dinë nëse ju nuk keni për të ngrënë. Kjo është një bandë që pastron paratë e drogës, siç është nafta, pasuria kombëtare. Kjo financon lobingje të ndyra në Uashington, kundër të drejtave të shqiptarëve. Uashingtoni dhe Europa kanë qëndruar jo sot, por tash e 100 vjet jo në krah të hajdutëve, por në krah të shqiptarëve”,- u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?