FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Do anulojmë koncesionet korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me qytetarë nga Fieri, akuzoi kryeministrin Edi Rama duke i kujtuar shprehjen ‘malok’ që sipas tij përçan shqiptarët.

Me ironi, Basha theksoi se pavarësisht kësaj, Rama ka qenë dorë rëndë si për xhepat e malokëve të Veriut dhe atyre të Jugut.

“Numri i bizneseve që janë mbyllur në qarkun e fierit është i dyti më i larti në Shqipëri. Numri i të rinjve të larguar, është i dyti në Shqipëri, pas qarkut të Kukësit. Fieri ka përjetuar deri në kockë Rilindjen dhe nuk ka parë akoma asnjë premtim elektoral. Rama këto 4 vite ka bërë një apartei të vërtetë dhe një klikë, një grusht pushtetarësh se Fierakët dhe lushnjarët janë në majë apo dhe në fund më mirë, të këtij grupi të madh shqiptarësh që grupi Ramës e ka ndarë në dysh. Në vend që të bëjnë punë, shajnë kundërshtarët e Ramës. Janë sharës me pagesë. Një nga shprehjet e tyre përçarës është shprehja ‘malok’. E vërteta është se Edi Rama ka qenë njësoj dorë rëndë për xhepat e malokëve të veriut dhe malokëve të jugut. Njësoj hajdut karshi socialisteve dhe demokratëve”,- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PD-së tha se me ardhjen e së djathtës në pushtet do të anulohen të gjitha koncesionet korruptive.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1486691741382002/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?