Basha: Do t’i ulim taksat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar sot bashkëbisedimin me banorë të lagjeve 8 Shkurti dhe Kongresi i Përmetit në Fier.

Në  fokus të takimeve ishin problematikat e qytetareve si, punësimi për të rinjtë e Fierit, problemet për tregtarët, për biznesin, për punëdhënësit, për fermerët, për të moshuarit, për të sëmurët, për nevojtarët etj.

Në fjalën e tij, Basha është shprehur se qeveria ka dështuar në të gjitha planet, ekonomike, sociale, që i thonë vetes qeveri e majtë, por siç e patë tani kanë ulur edhe më shumë pagesën e papunësisë, ndihmës sociale, kemp-in, apo luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mjerimi është ulur këmbëkryq dhe detyra jonë është jo vetëm të përballemi, por edhe t’u japim zgjidhje këtyre problemeve. Dy javë u bënë që jam kthyer nga SHBA, vizioni ynë për Shqipërinë ka mbështetjen dhe aprovimin e plotë të aleatëve tanë strategjikë të SHBA dhe të Bashkimit Europian”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Partia Demokratike u propozon shqiptarëve; ulje drastike të taksave, që i kanë marrë frymën ekonomisë, që i kanë marrë frymën biznesit, që i kanë marrë frymën qytetarëve, që do të thotë se që në pikën e fillimit, qytetarët do të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre dhe ato lekë që gjoja qeveria i mbledh si taksa, në fakt i vjedh dhe i shpërdoron deri në 400 milionë dollare në vitin e kaluar. Do te kete ulje taksash për biznesin e vogël, për biznesin në tërësi, ulje e pagesës së sigurimeve shoqërore, ulje te çmimit të energjisë dhe kthimin e energjisë elektrike me çmim të ulët me një faktor të rëndësishëm të rritjes ekonomike të vendit, të rritjes së shanseve për punësim, për më shumë vende pune dhe punë me paga më të mira nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ulje e faturës sociale për mijëra e mijëra familje, ulje e çmimit të energjisë dhe falje totale të kamatëvonesave abuzive nga kjo qeverisje në këto dy vite e gjysëm”, tha gjithashtu Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?