Basha: Doktor Pazari ka zgjedhur të jetë dordoleci i Ramës, vetëm shpif. Të përshëndes nga Washingtoni

Lulzim Basha ka reaguar ndaj Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit si “dordolecin e Edi Ramës”. “Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë. Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, aq mund të ndash këto dy persona”, ishte sulmi i sotëm i Berishës ndaj Bashës. Po ashtu Basha thotë se shqiptarët nuk e kapërdisin më këtë teatër të shëmtuar dhe sulmet ndaj tij tregojnë se revolucioni 3 vjeçar është kundër Lulzim Bashës dhe kujtdo që nuk do që PD të përfundojë si klubi Partizani. “Të përshëndes nga Washingtoni Doktor”, përfundoi Basha.

Reagimi i plotë i Bashës

Doktor Pazari, që amnistoi të korruptuarit e Ramës me amnistinë e turpit dhe mbylli listat për të ricikluar marrëveshjen e 2008-ës me ortakun e tij, vijon me strategjinë e lodhur: shpif, shpif se diçka do të mbetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vjen keq që ka pranuar të përdoret si dordolec nga Edi Rama, për të trembur shqiptarët që duan ndryshim, duke zgjedhur vendin e gogolit për t’i dhënë Ramës pushtetin, ndërsa Berishës fallco-opozitën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ky teatër i shëmtuar nuk kapërdihet më nga shqiptarët që duan ndryshim, ndërsa sulmet ndaj meje tregojnë se revolucioni 3 vjeçar është kundër meje dhe të gjithë atyre që besojnë se PD-ja nuk do të ketë fatin e klubit Partizani. Të përshëndes nga Washingtoni Doktor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?