Basha-Fleckenstein: Dekriminalizimi, prioritet për Shqipërinë

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein. Dekriminalizimi ka qenë në qendër të këtij takimi.

Basha ka shprehur shqetësimin në mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të bërë dekriminalizimin e politikës dhe administratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po bëhet një vit nga arritja e marrëveshjes me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Fleckenstein dhe Kukan, procesi vazhdon të zvarritet nga mazhoranca për të mbrojtur personat me rekorde kriminale që i ka promovuar në pushtet. Partia Demokratike”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai propozoi që para zgjedhjeve vendore projektligjin per dekriminalizimin, por nuk u pranua me qëllimin e vetëm që të kandidojë persona me rekorde kriminale  të cilat fituan dhunshëm në zgjedhjet e kapura dhe të prishura të 21 Qershorit, siç u faktua dhe në raportin e OSBE/ODHIR-it.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?