Basha flet nga çadra: Rama është tërhequr edhe nga ofertat e javës së kaluar

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndarë sot me protestuesit dhe mbështetësit në çadrën e ngritur para kryeministrisë detaje nga negociatat me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se shkoi në negociata pas konsultimeve me partnerët europianë, duke i falënderuar ata.

“Sot përfaqësuesit e republikës së vjetër u ulën në tavolinën e presidentit për të gjetur një dialog për krizën që është produkt i 4 viteve të qeverisjes së Ramës. Unë shkova në tryezë me vullnetin për të mos përfituar nga qëllimet e mija personale, por për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por për votën e lirë. Shkova me zotimin e ndërkombëtarëve dhe të PPE se nuk lëmë asnjë kompromis që garanton zgjidhje të lira dhe të ndershme. Dy janë kollanët e vullnetit politik pa të cilat politika nuk funksionon. As ndryshimet në kodin zgjedhor apo ndryshime të tjera. Dje kambanat e Evropës kanë rënë edhe për Edi Ramën . Shqipëria është në krizë politike. Droga dhe krimi janë kërcënimet kryesore për zgjedhjet e ardhshme. Pa zgjidhje të vërtetë nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri. Nuk do ketë as bojkot”- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?