Basha flet pas mbledhjes së grupit të PD-së: Ja çfarë u diskutua

Kreu i PD, Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit të PD, tha se në videokonferencën me Daul dhe Hahn është shprehur shqetësimi për krizën politike në Shqipëri.

Basha: Nëse ka zgjidhje të tjera realiste për votën e lirë jemi të gatshëm ti ekspolorjmë. Per ne është qeveria teknike me mandate të qartë popullor, dekriminalizimi, lufta kundër drogës. Kjo sa na takon ne, i takon palës tjetër të ofrojë cfarë mund të ofrojë mund të ofrojë dhe nuk ka pak për të ofruar, poi kërkojmë të ofrojë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të zëvendësohet një rrugë e drejtë drejt zgjedhjeve. Me këtë vendim shkojmë në procesin e negociatave të thirrur nga Nishani.

Vendimi i grupit është të mbështesë qëndrimin e deritanishëm të PD dhe opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këndvështrimin tonë pas një diskutimi jashtëzakonisht të detajshëm, nga të gjithë anëtarët e grypit ky është vendimi i grupit dhe me këtë vendim unë jam i gatshëm

Swiss Digital Desktop Reklama

Në negociata shkojmë me kërkesën e pandryshueshme të lëvizjes popullore të 18 shkurtit, qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër, me mandat të plotë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, për luftë efektive kundër drogës dhe parave të drogës dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot nuk kam pasur asnjë mundësi kontakti që të kontaktoj Presidentin e Republikës. Mashtrimi tjetër që i kishin bërë BE-së ishte se skadon afati. Afati ka skaduar më 28. Këta janë të gjithë me lista të paligjshme. 18 qershori është i vdekur nga ana ligjore, dhe nga ana politike po se po.

Basha: BE me dy standarde për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Basha: U hoqën paralele me Maqedoninë ku theksova qartësisht se kjo duhet të shërbejë për të mos pasur dy standardeve. Në një vend ku prodhohen përgjime dhe në një vend ku ne tregojmë ujkun dhe jo gjurmët, drogën në sheshe. Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, në rastin e dytë ngurrohet të shkojmë në qeveri teknike.

E pa pranueshme është të cilësohet opozita si probleme. Për sa i përket problemit të drogës, jo vetëm që garantova të jemi aleat të Evropës, por jemi të mirëpritur për këtë hap gjigant që duhet të hedhim.

Ndërkohë, që qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi pasur asnjë propozim nga qeveria dhe kryeministri që janë përgjegjës për zgjedhje. Çfarë do të bësh me kriminelët në administratë? Çfarë do të bësh për drogën dhe bosët e drogës? Çfarë do të bësh për shtetin që është kthyer në garnizon elektoral. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja.

Heqim dorë nga pjesa morale- PD është e gatshme që të heqë dorë nga pjesa morale e kësaj beteje, në momentin që ata bashkohen me ne. Largimi i tij për t’i hapur rrugë qeverisë teknike, mjafton si garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng vendin. Kompromenton interesat e Evropës, me një Shqipëri të dobët ku kufijtë kontrollohen nga krimi i organizuar.

Nëse tradhtojmë kauzën, shqiptarët zhgënjehen– PD është në këtë betejë për qytetarët shqiptarë dhe nëse ne tradhtojmë këtë kauzë, shumica e të cilëve kanë të drejtën ta trajtojnë si fatalitet, siç ka ndodhur me largime masive.

Disa tradhtuan kauzën për një karrige – Shoh një grup të madh të zemëruarish që për karrigen tonë, shitëm kauzën e tyre. Këtë zemërim do ta kenë të pa kontrolluar dhe PD do jetë e cunguar për të qenë përkrah tyre.

Në një dalje për mediat kryedemokrati Basha tha: Më lejoni ta nis me një keqardhje për numrin rekord të fake neës në portale dhe media të ndryshme. Një pjesë e tyre janë dezinformime, një pjesë kanë prapavijë nga Edi Rama. Jam këtu për të zbardhur pa asnjë rezervë mbledhjen e grupit parlamentar, video-konferencën me Daul dhe Hahn.

Pjesë të tjera nga deklarata: Grupi parlamentar u mblodh sot për një komunikim të drejtpërdrejtë me Daul dhe Hahn.

Gjatë kësaj konference u përcoll shqetësimi i madh për krizën politike në Shqipëri. U përcoll angazhimi afatgjatë i Bashkimit Evropian në luftën kundër drogës, çka mund të them se është një lajm i mirëpritur.

E konsideroj një hap cilësor dhe i tillë është pa asnjë dyshim veçanërisht me sfondin e zbehtë të rezolutës së Parlamentit Evropian për drogën.

U rikthye në vëmendje e marta e javës së kaluar për të shmangur çdo keqinformim, të cilat nuk kanë munguar në raport me PPE dhe publikun shqiptar.

Na paraqitën tre propozime; shtyrja e zgjedhjeve me 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave me drejtues teknik dhe një paketë mikse, si zgjedhja me konsensus të Presidentit, Avokatit të Popullit, etj. Ne pamë në këtë pikë të tretë disa propozime tonat të majit të vitit të kaluar.

Oferta jonë ishte: Prania e 4 ministrave teknik ishte krejtësisht e pamjaftueshme. Edi Rama është gatshëm të blejë deputetë të opozitës dhe madje edhe të LSI-së. Kundër propozimi ishte që me qeveri teknike të propozohej nga Edi Rama ose Partia Socialiste. Për çështjen e datës, informohet nga një sërë procesesh.

Çështja e kryetarit të KQZ-së për ne ishte e parëndësishme. Me këto çështje u ndamë. Pas kësaj nuk patëm asnjë informim tjetër. Pala tjetër qartësisht refuzoi. Patëm një komunikim nga BE.

Ndava me Presidentin Daul dhe komisionerin Hahn, pra ajo që u paraqit si platformë zgjidhje, kryeministri Rama e dinte shumë më herët e se sa opozita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?