Basha flet për vulën: Ne jemi PD, kurse ana tjetër të pranojë vendimin e gjykatës

Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Kjo javë”, ka komentuar çështjen e vulës, deklaroi se Partia Demokratike zyrtare është PD e vërtetë. Sipas saj ana tjetër (Rithemelimi) duhet të pranojë vendimin e gjykatës.

“Sa i përket anës ligjore, Partia Demokratike është PD zyrtare. Shanset që ky realitet të ndryshojë në përputhje me ligjin janë zero. Edhe argumentet e GJL shkojnë për shtat me këtë.

Ne po shikojmë një histeri, që tregon nervozizëm dhe përpjekje të dobët për t’ju imponuar gjykatës. Ana tjetër të pranojë vendimin e gjykatës. Publiku shfaq votën e diasporës, mbështet listat e hapura, që janë iniciativa tonat.

Vendimmarrjet e PD-së janë udhëhequr gjithmonë nga interesi publik. Beteja jonë nuk është e lehtë. Ikja e shumë njerëzve lidhet me faktin se ka persona që ndjekin interesa të tyre dhe nuk duan të ndjejnë përgjegjësi mbi supet e tyre. Ne jemi koherent si PD zyrtare. Ne nuk bëjmë diçka për karriget tona, por ne besojmë tek interesi i shqiptarëve. Dera është e hapur për këdo që reflekton”, deklaroi Basha.

SHKARKO APP