Basha: Forca e Azemit në PD është gjallë për të mposhtur krimin e lidhur me pushtet
Demokratët kryen sot në homazhe pranë memorialit të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, 17 vjet pas vrasjes së tij.
Pasi vendosi kurorën me lule Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se Azemi është gjallë, sepse e gjallë është kurajo e tij për të mos lëshuar liritë e fituara në dhjetorin e vitit 1990
Diktatura nuk ia fali kurrë Azem Hajdarit përmbysjen e madhe e të parikthyeshme, kthimin e lirisë së qytetarit në themel të një shoqërie, mposhtjen e frikës, ekzaltimin e kurajos qytetare. Ndaj krimi i lidhur me pushtetin, shkuli Azem Hajdarin nga gjiri i demokratëve dhe shqiptarëve të lirë më 12 Shtator 1998. Azem Hajdari është gjallë sepse e gjallë është forca kreshnike e Azem Hajdarit në Partinë Demokratike për ti prirë qytetarëve të lirë, për ta mposhtur dhe një herë krimin e lidhur me pushtet dhe pushtetin e bërë njësh me krimin”, u shpreh Lulzim Basha.
KOHA JONË SONDAZH


