Basha: Franca do të ringrihet më e fortë

Edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha uështë bashkuar reagimeve për sulmin në Nisë të Francës, duke shprehur veç trishtimit bindjen se Franca do të ngrihet më e fortë.

“Ngjarja shokuese në Nisë të Francës, ku nga një sulm shtazarak kanë mbetur mbi 80 të vdekur, ka sjellë trishtim e zemërim kudo në mbarë botën, dhe në Shqipëri”, ka thënë Basha.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë të të plagosurve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Akti i pabesë terrorist, në orën që të rinj, fëmijë, burra e gra po festonin Ditën Kombëtare, ka lënduar gjithëkënd, por jam i bindur se Franca do të ringrihet më e fortë. Ne jemi më të bashkuar se kurrë në luftën pa kompromis kundër çdo lloj ekstremizmi që merr jetë të pafajshme”, ka shtuar Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?