Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha hyri si kryetar partie dhe doli si KRYEMINISTËR

Editorial
E enjte, 16 Korrik 2020 07:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dje presidenti i Republikës e priti Lulzim Bashën me protokollin dhe staturën e një kryeministri, ndërkohë që deri në zgjedhje kemi një kryeministër tjetër të dekretuar, Edi Ramën. Sondazhet, prezantimi i kreut demokrat në popull, pakënaqësia e qytetarëve ndaj pushtetit të Ramës si dhe kthesa 180 gradë e komunitetit ndërkombëtar drejt Bashës, sollën pritjen e tij në presidencë si njeriu që do drejtojë qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare.

Dje kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në presidencë, te kryetari i Shtetit, Ilir Meta.Pritja e tij ishte de facto si kryeministër, pasi protokolli shtetëror e respektoi atë në statusin e shefit të qeverisë. Natyrisht kryeministër i dekretuar është akoma Edi Rama, deri ditën e zgjedhjeve parlamentare, por meqënëse kemi hyrë në muajt të fundit të qeverisë së Rilindjes, sondazhet tregojnë fitoren bindëse të opozitës.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas takimit, presidenca nxori njoftimin ku ndër të tjera theksonte se “Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucione, për t’i shërbyer stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu sjelljen e përgjegjshme të opozitës gjatë situatës së pandemisë dhe kontributin konstruktiv që u dha gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për përballimin e situatës në vend.

Presidenti Meta theksoi veçanërisht faktin që opozita u vetëpërmbajt duke mos rënë në kurthin e prishjes së Teatrit Kombëtar, si dhe faktin që nuk vendosi si kusht qeverinë tranzitore duke bërë të mundur arritjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit, që u përshëndet nga të gjithë partnerët strategjikë të vendit”.

Pra nisur nga përgjegjshmeria e Bashës, korrektësia në zbatimin e ligjit si dhe nga durimi migjenian ndaj gjithçkaje të keqe që u ka bërë Kryeministri, PD dhe krejt partive të opozitvës, duke mos e kthyer në përplasje civile; nisur nga platforma e tij për një qeverisje korrekte dhe për të luftuar korrupsionin, oligarkët dhe mafien e cila shkon pas çdo pushteti; nisur dhe nga mbështetja e shtuar ndërkombëtare muajt e fundit ndaj Lulzim Bashës, dje Presidenti i Republikës e priti atë jo si kryetar të PD-së, por si kryeministër të ardhshëm.

Lulzim Basha ka zbuar ndërmjetësit e kryeministrit për pakt pazar PS me PD pas zgjedhjeve parlamentare, duke krijuar garanci popullit se nuk do shkel besimin e votës së tyre, çka realisht në qershor 2017 nuk e zbatoi, gjë e cila solli rënien të tmerrshme të votave demokrate, ndonëse Rilindja vodhi, bleu vota me kanabis.

Tashmë Lulzim Basha është gati për kryeministër. Statuta e tij politike dhe popullore po rritet si drejtues ekzekutivi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndaj Presidenti Meta e priti atë si kryeministër. Lulzim Basha hyri si kryetar partie, por nga pritja u trajtua si kryeministër./Herion Mesi/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 3 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 9 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 17 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 25 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.