Basha i kërkon Ministrit hungarez të mbështesë integrimin e Shqipërisë
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Në një prononcim për mediat pas takimit, Basha tha se i kërkoi Ministrit dhe partisë simotër të PD-së në Hungari të mbështesin integrimin e Shqipërisë.
Basha: I kërkova në emër të opozitës dhe PD partisë tonë, partisë simotër në Hungari të vazhdojë të mbështesë me të gjitha format dhe mënyrat intergrimit europian të Shqipërisë, në veçanti proçesin e hapjes së negociatave.
Nga ana tjetër Basha tha se iu kërkua nga Ministri hungarez që “opozita dhe shqiptarët të bëjnë gjithçka për të punuar për përmbushjen jo vetëm të 5 kritereve, por në veçanti zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe luftën kundër krimit të organizuar.Kjo jo vetëm si rruga më e sigurt për të përshpejtuar proçesin e integrimin europian të Shqipërisë, por edhe si interesi esencial për Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Vetë Ministri i Jashtëm hungarez inkurajoi bashkëpunimin e opozitës dhe mazhorancës për integrimin e vendit.
Szijjártó: Si qeveria dhe opozita duhet të jenë bashkë në proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe të marrin përgjegjësinë për vijimin e rrugës së reformave. Ju uroj shumë sukses edhe mazhorancës dhe opozitës në këtë proçes.

KOHA JONË SONDAZH

