FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i përgjigjet fraksionit kundër tij në PD: Një grup njerëzish fanatik duan ta djegin PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka treguar detaje nga mbledhja e sotme me Grupin Parlamentar të të djathtëve, u është kundërpërgjigjur zërave kritikë brenda selisë blu.

Në një deklaratë për mediat, lideri i opozitës pohoi se ka një grup njerëzit fanatik brenda Partisë Demokratike që sipas tij duan ta djegin partinë.

“Ka tre grupe njerëzit; shoh një grup njerëzit fanatik që duan ta djegin PD, një grup që shkojnë në shtëpi pa lekë, pa asnjë shpresë dhe një pjesë të dëshpëruarish që janë të larguarit nga Shqipëria”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes zërave kritike që prej kohësh kanë shprehur qëndrimin kundër linjës drejtuese të Bashës, janë deputetja Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, si dhe Eduard Selami, të cilët u shprehën kundër bojkotit të zgjedhjeve, ndërsa kritikuan hapur Bashën për rrugën ku po e çon partinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?