FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i përgjigjet Metës e Ramës: Ka kush flet me PPE, zgjidhni punët me socialistët

Kreu i PD-së, Luzlim Basha i ka dhënë një përgjigje të shpejtë kreut të LSI-së dhe Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me ofertën e bërë për dialog pa kushte. Meta tha për gazetarët se “Basha është në krizë mosbesimi”.

Pikërisht për këtë Basha u shpreh se “në krizë mosbesimi është qeveria”.

“Meqë PS-LSI i kanë zgjidhur punët me njeri-tjetrin dhe kanë dalë më platformë për t’iu drejtuar PPE-së, iu them kërkojeni ku të doni pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kështu që sa më shumë kohë iu vidhni shqiptarëve aq më e rëndë fatura për vendin. Ju siguroj nga thellësia e shpirtit, do bëj gjithçka që pjesën më të madhe të kësaj fature ta paguani ju. Lërini demagogjitë, zgjidhini punët me socialistët tuaj se një pjesë e dinë që jeni të inkriminuar se me PPE ka kush flet. ME PPE nuk zgjidhen me Zhagen punët, e keni parasysh”- theksoi kryedemokrati

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur nuk kishin kaluar vetëm pak minuta nga vendimi i koalicionti PS-LSI për tiu drejtuar Partisë Popullore Europiane  për të asistuar në një dialog me opozitën për të zgjidhur krizën politike kryetari i PD-së kthen përgjigje nga çadra e protestës:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kërkojeni ku të doni, por pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Lërini demagogjitë, zgjidhni punët me socialistët tuaj se një pjesë e dinë që jeni të inkrimuar se me PPE ka kush flet.  Se me PPE nuk zgjidhen punët me Zhagen. Rruga për dialog është e hapur nga ne por harrojeni se dialogu do të jetë harxhim total kohe me ata që kanë frikë të dorëzojnë pushtetin dhe ti hapin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme”- tha ai.

Basha kishte dhe një përgjigje për Metën i cili tha se Basha është në situatë mosbesimi.

Basha nuk është në situatë mos besimi unë jam fare i qartë. Kjo qeveri duhet të shkulet me rrënjë.  Kjo qeveri duhet të shkulet me rrënjë nga kryeministri e ministrat duhet të largohen. Rrugë tjetër nuk ka e nuk ka për të pasur”- deklaroi kreu i PD-se.

Lidhur me deklaratat e kreut të LSI-së Ilir Meta për dialog, Basha tha se rruga është e hapur por se nuk ka dialog për ata që kanë frikë të lënë pushtetin.

“Rruga për dialog është e hapur për ne por harrojeni se dialogu do të jetë një harxhim total kohe për ata që kanë frikë të lënë pushtetin. Dialogu ka një objektiv të rakorduar tash 9 ditë qeveri teknike dhe mandati për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershm”, theksoi Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?