Basha-kandidatëve: Fushatë me lekët tuaja, asnjë qindarkë nga PD

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka urdhëruar 61 kandidatët e djathtë që paratë për fushatën t’i gjejnë vetë pasi PD nuk do t’u japë asnjë qindarkë.

Në një mbledhje të bërë në selinë blu Basha u tha kandidatëve se lekët për fushatën duhet t’i nxjerrin nga xhepi i tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata duhet të gjejnë vetë mënyrat e financimit apo të mbledhin para nga simpatizantët pasi PD nuk do shpërndajë para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hapja e zyrave, karburanti i makinave, lëvizja në zona të ndryshme elektorale etj, janë disa prej shpenzimeve të kandidatëve që duhet të përballohen nga vetë ata.

Fondi që PD përfitoi nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e 21 qershorit ishte 57 milionë lekë të reja por Basha tha se kandidatët nuk do të përfitojnë asnjë qindarkë nga ky fond.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?