Basha: Kemi programin e parë të djathtë në Shqipëri

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha tha në një intervistë se programi i tij politik u jep përgjigje nevojave të rinisë. Basha tha se ekspertë të CDU-së gjermane e kanë cilësuar si programin e parë vërtet të djathtë në Shqipëri. Për të ky program dhe kjo frymë politike janë e vetmja rrugë për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe një të ardhme të sigurtë për të gjithë.

”Me Koalicionin Euroatlantik, numri 4, ka program, ka ekip, ka alternativë, ka një grup njerëzish, një lidhje qytetare që e ndjen dhimbjen e familjeve shqiptare, i ndjen hallet e prindërve shqiptarë, i ndjen brengat e gjyshërve dhe gjysheve tona. I kupton, sepse përpiqet t’i kuptojë shpresat, ëndrrat, por edhe shqetësimet e rinisë shqiptare, se këta as përpiqen t’i kuptojnë shqetësimet e rinisë shqiptare.

U jep përgjigje me një program të cilin duhet ta them, CDU-ja gjemane, kur ne e shpallëm vitin e kaluar, ekspertë të CDU-së gjermane thanë: Është programi më i mirë në 35 vite në Ballkan dhe programi i parë, vërtet i djathtë i Shqipërisë, që vendos në qendër të vëmendjes familjen, shtresën e mesme, sipërmarrjen, rininë shqiptare. Pra, ato vlera që ndërtojnë një shoqëri të shëndetshme dhe një të ardhme të sigurtë”, Basha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

SHKARKO APP