Basha kërcënon Ramën dhe ministrat: Do t’ju marrë përpara cunami

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori fjalën sot në seancën parlamentare ku kërkoi të futet në rendin e ditës amendamenti për ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e kryeprokurores së përgjithshme.

Ai vijoi me akuzat se ka qeveria ka shkelur Kushtetutën dhe madje ashpërsoi tonet pas të qeshurave të kryeministrit Rama dhe deputetëve të mazhorancës duke i thënë se “do i marrë përpara cunami”.

“Për të mbyllur dosjet e atyre që ju kanë sjellë në pushtet, dhe skandalizoheni sot se po ju kërkojmë të zbatoni rregulloren e kuvendit. Makutëria juaj para halleve të Shqipërisë, ju bëjnë të shkelni Kushtetutën. Në këtë sallë ku është kryer krimi kushtetues, mos e mbani prokurorinë në xhepin e Ramës,

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos u gajasni, bëni përpjekje për të rikthyer kushtetutën. Do ju marrë përpara cunami. Fut në program amendamentin që të është paraqitur me shkrim,” tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?