Basha: Klasa e vjetër politike bën sikur qan hallet e diasporës. Shqipëria meriton më shumë

Lulzim Basha thotë se klasa vjetër politike bën gjoja sikur qan hallet e diasporës dhe nuk jep asnjë zgjidhje, pasi janë ata shkaktarët e emigracionit masiv. Për të vota e diasporës është e rëndësishme për të ndalur një herë e përgjithmonë emigrimin masiv të shqiptarëve dhe për të ndërtuar këtu në Shqipëri shanset për një jetë më të mirë.
”Keni parë që rendin pas votës së diasporës, të obsesuar gjoja me hallet e diasporës. Në fakt shkojnë për interesat e tyre, shkojnë për të marrë vota dhe jo për të dhënë zgjidhje.
Emigracioni masiv i shqiptarëve, është produkt i drejtpërdrejtë i kësaj politike, politikës së mbrapsht, politikës së pistë, politikës së korruptuar, i pazareve korruptive.
Ndaj për ne, vota e diasporës është e rëndësishme për të ndalur një herë e përgjithmonë emigrimin masiv të shqiptarëve dhe për të ndërtuar këtu në Shqipëri shanset për një jetë më të mirë, sepse Shqipëria meriton më shumë dhe vëllezërit dhe motrat tona në emigracion meritojnë më shumë”,-tha Basha.