Basha Kryeministër? Rama: Prit gomar të mbijë bar

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbylljen e fushatës për zgjedhjet vendore në Dibër. Kryeministri sulmoi kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehu. Ai tha se kandidati i PD-së duhet të ishte i kujdesshëm në deklarata.

“Kam dëgjuar çudira. E kam dëgjuar kandidatin e PD të thotë: Do jua e bëjmë tarifat zero. Në fakt, taksën zero nuk e bën dot se e kemi bërë ne. Tarifat janë për pastrimin dhe ndriçimin e qytetit. Nëse askush nuk do paguaj, si do ta pastroj Shero (Sherfedin Shehu) Dibrën. Në fakt Shero thotë më vizion dhe mbështetjen e Kryeministrin Basha”,- tha Rama.

Duke u ndalur në premtimin e Shehut “me mbështetjen e Kryeministrit Basha”, Rama tha: “Kësaj i thonë prit gomar të mbijë bar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?