Basha: Kukësi ka pasuri por është i vjedhur, me 25 prill qytetarët do të marrin “hak”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit këtë të premte është takuar me minatorët e Kukësit.
Në fjalën e tij ai ka theksuar se është e rëndësishme që pasuria natyrore e qytetarëve të jetë në duart e qytetarëve.
Ndër të tjeraai u shpreh se ky është një vullkan që do të shpërthejë më 25 prill te kutia e votimit.
“Herën e fundit u takuam shumë pranë, në fabrikë, madje rojet donin të na largonin, që mos të shihnim të vërtetën, por e vërteta nuk fshihet më. Me duart e Edi Ramës, pasurinë e Kukësit, i është dhënë një grushti njerëzish. “Kukësi me pasuri, por i vjedhur”! Kjo është e vërteta e Kukësit dhe gjithë Shqipërisë. 25 prilli është ditë ndryshimi.
Ndryshimi ka filluar të vijë. Nuk ka nevojë ta them nga Kukësi unë, dhe pritja madhështore që mu bë. Njerëzit janë të vendosur që më 25 prill të marrin hak me votën e tyre për gjithë vuajtjet që kanë hequr mbi kurriz. Unë jam futur në shtëpitë tuaja, kam parë varfërinë që ka shkaktuar ky 8-vjecar, kam folur me djemtë tuaj, kam parë me sytë e mi si është zbrazur Kukësi në këto vite.
Masat e para që do të marrim do të jetë çlirimi i vargonëve që mbajnë pasuritë peng. Korrupsioni politik është arsyeja e vetme pse pasuritë janë kthyer në mallkim për ju dhe familjet tuaja. Ju jap fjalën se këto pasuri do t’i kthejmë te ju dhe familjet tuaja. Do të rindezim fabrikat, do hapim fronte të reja pune. Këto janë qëllimet e planit tonë ekonomik.
Qeveria ime ndryshimin e parë që do të sjellë do të jetë një qeveri që punon për ju. Nga Italia në Gjermani gjen kuksianë që kanë shkuar me 5 lekë në xhep dhe tani janë punësuar e kanë marrë të tjerë, duke u bërë krenari. Kuksianët, shqiptarët, janë njerëz punëtorë. Problemi është qeveria. Këto burime të jashtëzakonshme natyrore ne do ua kthejmë kuksianëve dhe Kukësit. Ua përsëris që ajo fabrikë do të hapet shumë shpejt“, ka thë Basha.
Lideri i opozitës në takimin me minatorët e Kukësit këtë të premte është shprehur s një ndër dhimbjet më të mëdha të shqiptarëve është largimi I të rinjve.
Basha është shprehur se vetëm nëse je budalla dhe i verbër nuk e shikon boshatisjen dhe dhimbjen e shtëpive të kuksianëve.
Ndër të tjera ai ka ironizuar Ramën duke thënë se të rinjtë shqiptarë I përkasin vendit dhe në Bangladesh të shkojë ai vetë.
“Ky që do të ikë me 25 prill nuk i përgjigjet një pyetje për investimet e huaja për të hapur një vend pune. Nuk ka asnjë I përzuri, qeverisja e tij 8 vjeçari nuk i ka bërë për njerëzit por për vete. Të futesh në shtëpinë e një kuksiani duhet të jesh o i verbër ose budalla që të mos e shikosh dhimbjen dhe vuajtjen nga boshatisja.
Nuk ka çmim kjo që i ka bërë Kukësit dhe gjithë Shqipërisë. Rinia nuk mbahet me llafe, nuk mbahet se ju nuk bëni dhe unë do e marr nga Bangladeshi në Bangladesh të shkojë vetë dhe atje do e dërgoj me 25 prill, Kukësi është dhe u takon kuksianëve”, ka thënë Basha.