Basha mbërrin te Teatri Kombëtar: Kjo është betejë për demokracinë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në mesnatë në sheshin e Teatrit Kombëtar, për të mbështetur artistët dhe qytetarët që mbrojnë godinën. Mbrëmjen e sotme qindra forca policore kanë rrethuar Teatrin Kombëtar dhe pritet që të kryejnë shembjen. Ndërkohë që artistë, qytetarë dhe drejtues të opozitës kanë shkuar për ta ndaluar.

“Kjo është një betejë që ka të bëjë me shumë se me në monument. Është një betejë që ka të bëjë me demokracinë dhe lirinë. Ky është një vendim që nuk i takon Bashkisë së Tiranës. Ky monument duhet restauruar siç thonë dhe përfaqësues të BE. BE jep taksa të qytetarëve të saj për ta rikonsturktuar dhe ne duam ta prishim, kjo është e paimagjinueshme. Sot po kërkojnë të shembim Teatrin Kombëtar nesër do të shembin mediat, shtëpitë. Kjo është e keqja e Shqipërisë.”,- tha Basha.

Lexoni edhe…

Swiss Digital Desktop Reklama

Situatë e tensionuar te Teatri Kombëtar. Forca të shumta policie dhe fadroma gati të ndërhyjnë

Swiss Digital Mobile Reklama

Forca të shumta policie te Teatri Kombëtar. Liçaj: Policia po ndalon qytetarët që të vijnë

Vasili: Policia të reflektojë, Rama i ka orët të numëruara

“Nuk kam firmosur shembjen”, Robert Ndrenika: Jo prishje të Teatrit Kombëtar

Deputeti Maliqi: Nëse prishet teatri, populli do i shkojë Ramës në Surrel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?