Basha: Mbi 2 miliardë euro për 10 apo 12 oligarkët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takime me të rinjtë të diplomuar në universitete, por që ende nuk kanë arritur të punësohen. Kreu i PD-së u shpreh gjatë fjalës së tij, se mungesa e vendeve të reja të punës lidhet me qeverisjen pa vizion dhe pa asnjë projekt të Edi Ramës.
Basha deklaroi se buxheti i shtetit nuk investohet në sektorë të ekonomisë që do të nxisin punësimin, por shkon për oligarkët dhe njerëzit afër qeverisë. Kreu i PD-së shtoi se janë 2 miliardë euro që përdoren për kontrata për 10 apo 12 oligarkë. Basha tha se bllokimi i ekonomisë vjen për shkak të grumbullimit të parave në pak duar.
“Hendeku, nga përqendrimi i burimeve në pak duar. Vendimet e Parlamentit favorizojnë gjithmonë 4-5 individë. Mbi 2 miliard Euro për kontrata për 10 apo 12 kontrata për oligarkët. Kërkuam në fillim të pandemisë dyfishimin e ndihmës ekonomike. Nevojitet një regjistër i përditësuar i familjeve në nevojë”,- tha ndër të tjera kreu i PD.
KOHA JONË SONDAZH

