FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha mbyll fushatën në Shkodër: Më 6 mars bëhemi bashkë për të çarë rrethimin e të keqes

Kjo e premte shënoi edhe mbylljen e fushatës elektorale për partitë që marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës me kandidatët e tyre në 6 bashkitë e vendit. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në Shkodër, ku bëri thirrje për një bashkim të madh, kjo sipas tij për të çarë rrethimin e të keqes.

Teksa i ftoi të gjithë të dalin masivisht në votime, Basha ftoi qytetarët që të bëhen bashkë për një parti Demokratike, duke votuar kandidatin e PD-së Xhemal Bushatin.

“Në këto zgjedhje, kujdestarit i kemi vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, e guximtarit, fytyrën e Xhamal Bushatit, birit shkodran dhe demokratit shkodran i cili edhe në këtë rrethim ku ndodhemi është bërë zëri juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë ne errësire, por për të qëndruar të gjithë bashkë. Ju ftoj që këtë energji që kemi mbledhur ta derdhni vrullshëm, të gjithë bashkë për të carë rrethimin e të keqes. Të gjithë masivisht të diele, për një PD, votoni numrin 3 dhe Xhemal Bushatin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?