FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha me senatorin amerikan, bisedime për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar në Uashington me senatorin amerikan Jim Inhofe, me të cilin ka biseduar për korrupsionin në Shqipëri dhe monopolet klienteliste.

Basha-Inhofe folën edhe për krimin e organizuar, duke theksuar se në asnjë mënyrë Shqipëria nuk duhet të kthehet në një strehë për të.

Kreu i demokratëve ndodhet në SHBA pasi mori pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump dhe pati takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi në Facebook i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimin e fundit në Kongresin Amerikan e pata me Senatorin Jim Inhofe, Kryetar i Komisionit të Punëve Publike dhe anëtar i Komisionit të Biznesit të Vogël dhe Sipërmarrjes dhe Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan.

Bisedova me të për ndihmën që SHBA mund të japin për zhvillimin e sipërmarrjes dhe biznesit të vogël në Shqipëri, dhe përmirësimin e kushteve për biznesin. Në mënyrë të veçantë u ndalëm në reformat e nevojshme kundër korrupsionit dhe monopoleve klienteliste që vrasin konkurencën dhe inisiativën e lirë. Programet e qeverisë amerikane veçanërisht të USAID mund të na japin një ndihmë të madhe në përpjekjet tona për një ekonomi të çliruar nga korrupsioni dhe presioni qeveritar.

Me Senatorin Inhofe biseduam edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe rëndësinë jetike që Shqipëria të mos kthehet në strehë për grupet ndërkombëtare të krimit të organizuar.

Folëm gjithashtu për situatën politike në rajonin tonë dhe veçanërisht përpjekjet e Kosovës për integrimin e plotë në bashkësinë politike dhe ekonomike botërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?