FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Ministri gjerman bëri një deklaratë mjerane, nuk foli për drogën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel të bërë në Tiranë, e ka quajtur një deklaratë mjerane.

Basha tha se një që nuk shikon tonelatat e drogës dhe ai që nuk shikon kriminelët në pushtet, inkurajon më shumë drogë, kriminelë dhe ndëshkon Shqipërinë, por edhe Gjermaninë.

Ai e argumentoi se Gjermania ka 100 mijë azilantë dhe në qoftë se në Shqipëri nuk vendoset shpresa për mundësi të barabarta për qytetarët përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, atëherë Shqipëria do të ketë dy probleme, por edhe Gjermania do të ketë problemet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shiko videon:

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?