Basha ndan historinë e kandidatit për deputet: Mban amanetin e një demokrati të rënë në mbrojtje të votës
Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, Lulzim Basha solli në vëmendje historinë personale të kandidatit për deputet në këtë qark, Burhan Misiraj. Basha theksoi se Misiraj është një nga figurat më të njohura për rininë dhe demokratët euroatlantikë, falë angazhimit të tij të gjatë në politikë dhe kauza qytetare.
Burhani që sot mban emrin e tij, tha se babai ishte komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1997 dhe u vra nga bandat e armatosura të atij viti në qendër të votimit, teksa ishte duke mbrojtur vullnetin e demokratëve fierak. ”Ai u vra në krye të detyrës, duke kryer një detyrë patriotike për të djathtën shqiptare”,– theksoi Misiraj. Nga ana e tij, Basha e cilësoi këtë histori si unike mes kandidatëve të koalicionit, duke e përshkruar si një dëshmi të sakrificës dhe fisnikërisë që mishërojnë përfaqësuesit e rinj të Demokratëve Euroatlantik.
”Është përherë kënaqësi të jem në mesin e të rinjve dhe kjo më është bërë edhe më e lehtë në këtë fushatë, sepse një pjesë e mirë të ekipit tonë përbëhet nga të rinjtë. Nga njerëz të sprovuar në beteja politike që në angazhimin e tyre rinor, sdi student apo dhe gjimnazistë, dhe tashmë si profesionistë të rinj.
Burhan Misiraj është një njeri shumë i njohur për rininë euroatlantike, për demokratët euroatlantik për shkak të angazhimit të tij të palodhshëm prej më shumë se një dekade në çdo betejë politike jo vetëm opozitare, por dhe qytetare. Dhe sot është një nga kandidatët tanë në listën e qarkut të Fierit. Burhan ke një histori familjare që do të thoja të paktën në grupin e kandidatëve tanë, të 140 kandidatëve tanë është unike. Është një histori e dhimbshme, është dhe një histori qëmdrese, fisnikërie me sakrificë sublime të babait, apo jo?”,-tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

