Basha: Në 21 qershor të ndëshkojmë keqqeverisjen
Kreu i PD Lulzim Basha ka vizituar Beratin dhe Peqinin në turin e tij për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore.
Bashë është njohur me shqetësimet e qytetarëve dhe problemet e jetës së përditshme.
“Në qoftë se shumica prej jush këtu , të djathtë e të majtë, mendoni se kjo nuk është aspak rruga e duhur, e punësimit, e pakësimit të varfërisë, e së ardhmes dhe perspektivës për të rinjtë, t’i japim një mesazh të fortë me votën tonë, me një votë kundër papunësisë, kundër varfërisë, kundër mosmbajtjes së premtimeve dhe kundër mosbërjes asgjë për të mbajtur premtimet”, tha Basha n♪7 Berat.
Basha bëri thirrje që në 21 qershor të votohet APPE që të ndëshkojnë me votë keqqeverisjen.
“Taksat i rrit, çmimin e energjisë e rriti, akcizën e naftës e rriti. Të paktën të lante borxhin. Jo, e rriti edhe borxhin. Ku janë paratë? Të paktën të mbaronte rrugën, as rruga nuk mbaron. Ku janë paratë? Ku janë 100 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit për periudhën janar-prill? Përgjigja vjen me votë më 21 qershor”, tha kryetari i PD-së.