Basha në Bruksel: Mbështetje e fortë për aksionin opozitar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE) e cila pritet të votojë për kërkesën e Partisë Demokratike për t’u bërë anëtare me të drejtat të plota e PPE. Emigracioni ka zënë një vend të rëndësishëm në ditën e parë të punimeve të kësaj asambleje. Kritika të ashpra kanë ardhur nga përfaqësues gjermanë të asamblesë politike të EPP-së, të cilët kanë venë në pah se në Gjermani ndihen pasojat e humbjes së perspektivës së qytetarëve shqiptarë si pasojë e zhbërjes së standardeve demokratike në Shqipëri, gjë të cilën Lulzim Basha e ka denoncuar prej muajsh në Partinë Popullore Europiane.

Keqqeverisja që ka çuar në krizë ekonomike, korrupsioni, promovimi i personave me rekorde kriminale në postet më të larta drejtuese që nga parlamenti, qeverisja vendore, administrata, policia etj, janë shkaqet kryesore të rritjes galopante të numrit të azilërkuesve shqiptarë në Gjermani. Eurodeputetët e kanë konsideruar tejet shqetësues një numër kaq të lartë azilkërkuesish për një vend që ka statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Europian si Shqipëria. 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me presidentin  e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok, eurodeputetet Kukan, Fleckenstein, Rubig dhe zyrtarë të tjerë të lartë europiane.
Procesi zgjedhor i 21 Qershorit ku zgjedhësve iu mohua nga dyshja Rama -Meta të shprehnin lirshëm vullnetin e tyre, blerja e votës, presionet ndaj administratës, votuesve dhe institucioneve, mungesa e vullnetit nga ana e mazhorancës për të zbatuar marrëveshjen e dekriminalizimit dhe kandidimi në zgjedhje i personave me rekorde kriminale, ishin disa prej shqetësimeve kryesore të ngritura në këto takime. Partia Demokratike, theksoi zoti Basha, do të ketë së shpejti gati programin e saj qeverisës e cila do t’i japë zgjidhje situatës së rëndë ekonomike në vend, zhbërjes së standardeve demokratike dhe do kthejë shpresën qytetarëve që ta shohin të ardhmen në vendin e tyre dhe jo të shohin si rrugëzgjidhje emigrimim. Zoti Basha ka marrë mbështetjen e presidentit Daul për të ofruar ndihmën e PPE për programin qeverisës të demokratëve. 

SHKARKO APP