Basha në homazhet për Papën: Drita e tij do të mbetet përgjithmonë

Lulzim Basha ka marrë pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Ai la dhe një mesazh ngushëllimi ku vlerësoi jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë si një figurë universale të paqes dhe mëshirës. ”Papa Françesku u largua nga kjo botë, por drita e tij do të mbetet përgjithmonë. Lamtumirë, At i Shenjtë! Trashëgimia jote do të jetojë në vlerat që mbrojte dhe në zemrat që preke”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

Në homazhet për Papa Françeskun me mirënjohje dhe respektin më të thellë, nderova sot jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë, një figurë universale që la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen shpirtërore dhe njerëzore të kohës sonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në thjeshtësinë dhe përkushtimin e tij ndaj më të varfërve, të harruarve dhe të braktisurve, ai mishëroi thelbin e mëshirës dhe dinjitetit njerëzor.
Zëri i tij ishte një thirrje e fuqishme për paqe, drejtësi dhe një botë më të mirë përtej kufijve, feve apo përkatësive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Papa Françesku u largua nga kjo botë, por drita e tij do të mbetet përgjithmonë.

Lamtumirë, At i Shenjtë! Trashëgimia jote do të jetojë në vlerat që mbrojte dhe në zemrat që preke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?