FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha në Itali për një takim me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Të gjithëve u bëri përshtypje një ditë më parë pse kreu i PD-së nuk mbajti fjalën e tij të përditshme në orën 11:00 në “çadrën e lirisë”, por vetëm në orën 18:00. Kjo për shkak se Basha ka pasur një vizitë ‘flash’ në Romë, ku është takuar me kreun e Parlamentit Europian.

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte në Itali për një takim me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Kryetari i PD-së e ka vënë në dijeni Tajanin për situatën politike në vend dhe kërkesën e patjetërsueshme të opozitës për qeveri teknike në kushtet ku sipas tij, qeveria e kryesuar nuk garanton zgjedhje te lira e të ndershme për shkak të parave të drogës që janë në shërbim të tij nga krimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky takim vjen vetëm pak ditë nga data 24 prill kur është lajmëruar ardhja e Macalister.

Swiss Digital Mobile Reklama

David McAllister është zv/Presidenti i Partisë Popullore Europiane dhe kreu i komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian, është një nga njerëzit e besuar të grupimit më të madh politik të të djathtës europiane dhe i kancelares gjermane Angela Merkel, por njëkohësisht edhe një i njohur i kryetarit demokrat Lulzim Basha.(Syri)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?