Basha në PPE: Shqipëria ka probleme të mëdha, duam monitorim

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ndodhet në Kongresin e Partive Popullore Europiane (PPE) që po zhvillohet në Madrid të Spanjës, ka marrë fjalën përshëndetëse dhe ka sjellë në vëmendje problematikat që hasen në Shqipëri, siç janë sipas tij dekriminalizimi dhe korrupsioni.

Konkretisht, Basha u shpreh se “PPE i ka dhënë mbështetje demokracisë dhe ligjit në Shqipëri. Shqipëria dhe populli shqiptar po përballen me një situatë të jashtëzakonshme, po përballen me trafikantë të qenieve njerëzore, me persona që merren me pastrim parash, prona private etj. Në Shqipëri vota e lirë është sulmuar në zgjedhjet që u bënë në qershorë të vitit 2015 dhe ne kërkojmë gjithashtu që të përjashtohen nga parlamenti persona me të shkuar kriminale. Qeveria ka ndaluar zbatimin e marrëveshjeve në dispozicion dhe po u jep prioritet personave me rekorde kriminale. Korrupsioni ka filluar ta minojë demokracinë për qytetarët shqiptare. Një numër i madh shqiptarësh janë dënuar dhe futur në burg njësoj si në kohën e komunizmit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shumë biznese janë shkatërruar, biznese të vogla kryesisht janë shkatërruar pasi ato sulmohen nga zyrtarë të korruptuar dhe të gjitha këto lidhen me Partinë Socialistë të Edi Ramës, por dhe partinë e Ilir Metës. Nëse do të bëhej një krahasim i azilkërkuesve gjatë këtij viti me periudhen kur ne kemi qenë në pushtet, numri është i madhe dhe është gjithmonë në rritje. Ne kërkojmë që të sillni skuadrën tuaj në Shqipëri dhe të shikoni çfarë po ndodh vetet. Demokracia në Shqipëri është e kërcënuar dhe unë ju siguroj se Partia Demokratike do të luftojë për vlerat e demokracisë në vend. Kërkojmë dekriminalizimin e parlamentit dhe jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin e për ta rigjallëruar sërish demokracinë”, tha gjithashtu Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?